Mërgimtari largon fotografinë e Ibrahim Rugovës në Kuvend (Foto)

Një qytetar nga diaspora gjatë vizitës në ambientet e Kuvendit, ka hequr nga muri fotografinë e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës që kujdesen për sigurinë në Kuvend, kanë reaguar menjëherë dhe pas kryerjes së hetimeve të nevojshme, fotografia e ish-presidentit Rugova është kthyer në vendin e saj, raporton lajmi.net

Për këtë incident ka reaguar edhe kreu i Kuvendit, Kadri Veseli. Ai e dënon ashpër atë që ka ndodhur.

Ndërsa, Kuvendi i Kosovës vazhdon të jetë i hapur për vizita nga të gjithë bashkatdhetarët tanë, por kërkon nga të gjithë vizitorët që gjatë qëndrimit në mjediset e Kuvendit, të respektojnë normat e sjelljes.

2016_07_22_Kryetari-Veseli-dënon-ashpër-incidentin-e-sotëm-në-Kuvend-650x358

Temat
LajmeVend

Të afërta