Mbahet konferenca e dytë informuese për Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit

Sot në Ferizaj, është mbajtur konferenca e dytë informuese për MSA-në, në nivelin lokal me komunat e rajonit të Ferizajt (Ferizaj, Kaçaniku, Hani i Elezit, Shtime dhe Shtërpcë), të titulluar “Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit Kosovë-Be dhe zbatimi i saj”. Në këtë konferencë mori pjesë kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa, zëvendësministri i Integrimeve Evropiane Ramadan Ilazi, zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal Bajram Gecaj si dhe Lubomir Batary, Shef i Zyrës Sllovake në Kosovë.

Hapjen e kësaj konferencë e bëri numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa, i cili theksoi se Komuna e Ferizajt po punon me përkushtim në zbatimin e detyrave që dalin nga kjo marrëveshje, duke forcuar kapacitetet e administratës lokale, përmes trajnimit të stafit të administratës, duke dhënë kontributin e saj në standardizimin e katalogut të vendeve të punës, i cili ka qenë aktual gjatë muajve të fundit.

“Gjatë këtij viti, ashtu si edhe më parë, Komuna e Ferizajt i ka kushtuar rëndësi të veçantë qasjes në dokumentet publike, duke vepruar në mënyrë korrekte, sipas ligjeve në fuqi. Një aspekt tjetër ku e kemi përqendruar vëmendjen, ka qenë rritja e transparencës së institucioneve komunale, duke zbatuar jo vetëm rregulloren e transparencës, por duke ndërmarrë edhe veprime shtesë në të mirë të shkallës sa më të lartë të transparencës dhe llogaridhënies së zyrtarëve të Komunës. Komuna e Ferizajt është në rrugë të mirë për realizimin e planit për konsultime dhe takime publike me qytetarë për të miratuar dokumente e vendime me rëndësi të dorës së parë për interesin e banorëve të saj. Në këtë mënyrë ne po synojmë rritjen e shkallës së pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje”, ka thënë kryetari Svarqa, duke shtuar se çdo ditë janë bërë përpjekje e ndërmarrë veprime në mënyrë që komunitetet jo shumicë të përfaqësohet ne mënyrë adekuate ne institucionet publike; që të gjitha hapësirat e punës së institucionit të avokatit të popullit të jenë të qasshme për personat me aftësi te veçanta; që hapësirat e institucioneve publike të jenë sa më të qasshme edhe për personat me nevoja të veçanta.

“Në komunën e Ferizajt nuk ka asnjë zyrtar që nuk e deklaron pasurinë, nëse ka qenë i obliguar sipas ligjit ta bëjë këtë gjë.Janë organizuar punëtori për barazi gjinore dhe po bëhen përpjekje për një përfshirje më të madhe të femrës në pozita udhëheqëse. Numri total i përfaqësimit te grave ne komune ashtë gjithsejtë 94. Prej tyre bë administratë janë 80 ndërsa ne kuvend janë 14 femra. Ne jemi të vetëdijshëm se kemi edhe shumë punë për të realizuar objektiva dhe obligime që kërkojnë proceset integruese. Jemi të gatshëm të punojmë dhe të bashkëpunojmë ngusht me të gjitha institucionet dhe organizatat vendëse e ndërkombëtare për ecjen sa më të shpejtë në rrugëtimin tonë drejt integrimit në familjen e popujve të bashkuar”, ka përfunduar kryetari Svarqa.

Nga ana tjetër zëvendësministri i Integrimeve Evropiane, Ramadan Ilazi, ka thënë se kjo marrëveshje është historike sepse tani pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit Kosova sikurse edhe shtete tjera të rajonit është pjesë formale e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Sa herë e kemi dëgjuar fjalën që në synojmë integrim në Bashkimin Evropian, ka qenë në suaza të qëllimit, kurse tani me nënshkrimin dhe hyrjen në fuqi të MSA-së kur ne themi se Kosova ka një të ardhme në Bashkimin Evropian nuk është vetëm një qëllim ose deklaratë , por kjo është një kontrate që kemi nënshkruar me Bashkimin Evropian që e siguron këtë të ardhme në Bashkimin Evropian”, ka thënë Ilazi.

Ndërsa zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal Bajram Gecaj, ka thënë se kjo marrëveshje evropiane përcakton dhe bart përgjegjësinë shumë të madhe për të gjithë ne, në kontekst të fuqizimit dhe përkushtimit për të vepruar bashkë, në drejtim të zbatimit të kësaj marrëveshje dhe avancimit të shtetit drejt përmbushjes së obligimeve në agjendën ndërkombëtare.

“Duke ditur që Republika e Kosovës hyn në një fazë të rëndësishëm të integrimit evropian, mobilizimi i institucioneve qendrore dhe lokale ka qenë në koherencë sa i përket koordinimit sa më të mirë të aktiviteteve me qëllim të përmbushjes se obligimeve tona institucionale”, tha Gecaj.

Për Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit- Kosovë-Be dhe zbatimin e saj, foli edhe e Lubomir Batary, shef i Zyrës Sllovake në Kosovë.

13690810_1752063621726200_1631499436183061495_n

“Konkluzioni për Marrëveshjen e Asociim Stabilizimit është duke gjetur rezultatet me të mira. Kosova veç është duke arritur rrugën drejt Evropës, deri në atë që ka për qëllim. Megjithatë kjo është fazë e re për këtë, sa përket implementimin që kërkon edhe më shumë përpjekje për të arritur këtë dhe shumë hapa të tjerë për të marrë. Kosova është perspektivë evropiane, por progresi është në anën evropiane dhe gjithashtu varet shumë se sa do të zbatohet MSA-ja. Le të themi se kjo formë, mundësi legale për Kosovën që të bëjë progres në shumë fusha të ndryshme e gjithashtu edhe për ekonominë shitëse dhe për sektorët tjerë duke përfshirë qeverinë e mirë, ligjin, administrimit etj”, ka thënë Batary.

Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA), ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian ka hyrë në fuqi më 1 prill, dhe është marrëveshja e parë gjithëpërfshirëse që e cila ka avancuar procesin e integrimit evropian të Kosovës në korniza të obligimeve kontraktuale. Si e tillë, MSA kërkon që Kosova të zbatoje reforma gjithëpërfshirëse në të gjitha fushat e politikave dhe të përfaroje legjislacionin e saj me Acquis-në e BE-së, me prioritete në fushat e tregut të brendshëm, tregtisë dhe sundimit të ligjit.

Ku aktivitet u fokusua në përmbajtjen e MSA-së dhe aspektet e përgjithshme të detyrimeve dhe përfitimeve që dalin nga ajo, si dhe në aspekte konkrete të zbatimit (me fokus në planifikimin e politikave dhe monitorimin e raportimin nga ana e Komunave mbi zbatimin e detyrave konkrete). Kjo e fundit përfshinë rolin e administrative komunale, si dhe të akterëve të tjerë në nivelin lokal (komunitetin e biznesit, OSHC-ve e mediave lokale etj, ).

Kjo konferencë u organizua nga Ministria e Integrimeve Evropiane, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komuna e Ferizajt. Ajo përkrahet nga projekti i GIZ-it “Përkrahje procesit të integrimit evropian në Kosovës”, në kuadër të asistencës bilaterale të Republikës Federale të Gjermanisë për Republikën e Kos

Temat
LajmeVend

Të afërta