Sa më shpejt që ndiejmë simptomat e ftohjes përdorim vitaminën C, pavarësisht kërkimeve se teprimi me këtë vitaminë nuk ndihmon në zgjidhjen e këtij problemi.
Ka shumë keqkuptime në lidhje me efektet e vitaminave, shkruan “Zëri”.
Ato nuk janë çudibërëse, respektivisht, nuk mund të kurojnë sëmundje ose të zëvendësojnë të ushqyerit e ekuilibruar.
Shumë njerëz gabojnë duke besuar se në qoftë se një sasi e vogël e vitaminave është e mirë për ne, një sasi më e madhe e tyre është edhe më e mirë.
Në rastin e vitaminave më mirë të mbani rregullat, “më pak është më shumë”. Teprica e vitaminës C zakonisht nuk shkakton ndonjë dëm për shkak se ajo është e tretshme në ujë, që do të thotë se sasia e tepërt ndodhet në ujin në trup derisa të nxirret jashtë përmes urinës, kështu që marrja e saj në mënyrë të tepruar nga koha në kohë nuk është një problem i veçantë, përcjell “Zeri.info”.
Por doza të larta të këtyre vitaminave për një periudhë të zgjatur mund të çojnë në nivele të dëmshme të këtyre vitaminave në trup.
Kujdesi është i nevojshëm te vitaminat, A, D, E dhe K nëse konsumohen në sasi të mëdha.
Ato mund të kenë një efekt toksik nëse merren në sasi të tepërt gjatë një periudhe më të gjatë.