Korçë, këngëtarja kapet me drogë në çantë, arrestohet

Policia e Kufirit e Migracionit në Korçë ka arrestuar sot një këngëtare së cilës i është gjetur në çantën e saj personale një sasi lënde narkotike.

Sipas policisë së qytetit jug-lindor, në pranga ka rënë: V. Xeka, 41-vjeçare pasi, gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e Policisë, në automjetit të saj tip “Mercedez-Benz”, me targë AA181ET, në një çantë personale, i është gjetur e bllokuar 12 gram lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale : “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

arrestim-femer_1469185992-3940562

Temat
LajmeRajon

Të afërta