Ja kush është personi që shqeu fotografinë e Ibrahim Rugovës në Kuvend (Foto)

Gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës një bashkatdhetar nga diaspora ka hequr me forcë fotografinë e ish presidentit Ibrahim Rugova nga muri i Kuvendit.

Personi që e ka demoluar këtë fotografi është Bajram Hoti i cili jeton në Gjermani, raporton Indeksonline.

Ai ka publikuar fotografi nga sheshi duke i thënë Ismet Beqirit që është duke e pritur, gjithashtu ka publikuar fotografi edhe pasi që është marr në pyetje nga gjykata.

“Ismet Beqiri ti je kriminel i para luftes gjate saj dhe poashtu aktualisht je Vertet nje ndytesire!Shume shpejt do ta heq pergjithmone ate lugat”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Hoti ka qenë bashkë me presidentin Hashim Thaçi në unionin e studentëve, e ai po ashtu është mesiti që i ka bërë bashkë me Lumnije Thaçi.

Temat
LajmeVend

Të afërta