Ja cila këngëtare shqiptare u arrestua sot në kufi me hashash (Foto)

Policia kufitare e Qafë Thanës arrestoi mëngjesin e sotëm një 41-vjeçare të cilës iu gjet një sasi e vogël kanabisi në çantë.

Policia njoftoi zyrtarisht se është arrestuar Valbona Xeka, 41 vjeç, banuese në fshatin Kameras të Fushë Krujës dhe që njihet si këngëtare.

Sipas policisë arrestimi i saj u bë pasi në dalje vendit gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e policisë të automjetit të saj tip “Mercedez-Benz”, me targë AA181ET, në një çantë personale, iu gjet e bllokua 12 gram lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

foto (1)

foto (2)

Temat
Showbiz

Të afërta