Botë

Italiani tenton ta vras një shqiptar, shpërndarës droge, por plagos të dashurën (Video)

By Dijart Dyla

July 22, 2016

Tentoi të vriste një shqiptar, shpërndarës droge, por përfundoi duke plagosur rëndë me thikë të dashurën e tij, një rumune 25­vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në Itali dhe mediat italiane raportojnë se policia arrestoi italianin Alessandro Greco, 30­vjeçar.

Policia ka publikuar edhe videon e sulmit, ku duket italiani që i turret me një thike në dorë çiftit.

Fillimisht ai ka kërkuar të qëllojë shqiptarin, që njihej si shpërndarës droge në sheshin në Ragusa, por përfundon duke gjakosur e lënë pa ndenja përtokë të dashurën e tij. Hetimet e para tregojnë se autori është një nga klientët e shqiptarit dhe duket se kanë pasur një mosmarrëveshje parash mes tyre. Rumunia u dërgua në spital për mjekim, kurse policia po vijon hetimet.