Gërvalla: Nëse demarkacioni kalon me vota të LDK-së, largohem nga ky subjekt (Video)

Donika Gërvalla, kryetare e degëve të LDK-s ne Gjermani, ka fol gjerë e gjatë në Rrokum Roll me Fidan Jupollin për aktualitetin politik në vend, demarkacionin, problemet në LDK, dënimet për vrasjen e familjes se saj në Gjermani, veprimet e fundit të presidentit të vendit, e tjera.

Ajo ka thënë se marrëveshja e Demarkacionit nëse kalon në këtë formë, është akt tradhtie ndaj shtetit dhe madje ka thënë publikisht se nëse kjo marrëveshje kalon me votat e LDK-s ajo mbas 25 vjet pune e angazhim është e detyruar të jep dorëheqje nga ky subjekt politik, ngase sipas saj nuk e lë ndërgjegjëia që të shkojë më para varrit të babait e t’i dërgojë lule.

Aktivistja shumëvjeçare e LDK-së ka thënë se nëse largohet nga LDK-ha, nuk do të kalojë më në asnjë parti politike, as nuk do të bëjë më asnjë fraksion brenda saj, duke shtuar se kur ka hyrë në LDK aty nuk kishte vende pune dhe nuk kishte privilegje por ka vepruar dhe ndihmuar për lirinë e Kosovës.

Gërvalla ka thënë se është një paaftësi totale politike, sa i përket Demarkacionit duke shtuar se në këtë rrugë janë injoruar faktet dhe ka arrit deri në këtë pikë sa që duhet dita zero me të cilin duhet me nis rishqyrtimi i kësaj marrëveshje.

Ajo ka shpresë sidomos te deputetet që vijnë prej rajonit të Dukagjinit të cilet janë të prirë për të vlerësuar seriozisht votën e tyre për Demarkacionin.

Derisa për vrasjet që kanë ndodh në Gjermani e sidomos me vrasjen e babait dhe familjarëve të saj, ajo ka thënë se direkt nuk ka gisht prej shqiptarëve por ajo ka bërë thirrje që nëse ka dikush informacione duhet të dal sheshit dhe mos të luajë me dhimbjen e familjes se tyre.

Gervalla ka thënë se këto tema shumë shpejt kanë me u hap edhe në Beograd kur tash Serbia është duke i bërë hapat e parë për të hyrë në BE, pa harruar me cek se kushdo që ka gisht nuk do t’i shpëtojë drejtësisë gjermane sikur tash që po hetohen edhe kroatet.

Kurse sa i përket përsëritjes se zgjedhjeve në Gjermani e Zvicër, ajo ka thënë se gjithçka varet prej Prishtinës dhe nëse Prishtina nuk bën ndonjë dallavere atëherë kah shtatori zgjedhjet mund të mbahen në degët dhe nëndegët atje, duke shtuar gjithnjë se edhe zgjedhjet më herët kanë qenë krejtësisht ne rregull.

Ajo madje ka thënë se Isa Mustafa ka vetëm çështje personale me atë dhe nuk arrinë të gjejë asnjëherë kompromis, duke shtuar se është në pyetje autoriteti të cilin ajo e gëzon në masë të konsiderueshme sidomos në shtetin gjerman.

E sa i përket përuljes së President Thaçit në varrezat e serbëve në Grackë te Lipjanit ku mbishkrimi madje ka qene se viktimat janë bë nga terroristët shqiptar, Donika ka thënë se kjo e tejkalon jo njerëzorën dhe humanen duke bërë që edhe bashkëfshatarët e saj janë idhnur aq shumë sa qe kanë thënë qe presidenti nuk do të lejohet të bëjë më homazhe në varrezat e Jusufit e Bardhoshit në Dubovikë te Deçanit.

Temat
LajmeVend

Të afërta