Fundjavë e nxehtë, nga e hëna më freskët

Për të gjithë ata që kanë planifikuar që ditët e fundjavës ti kalojnë në plazh, apo ne ndonjë pishinë kjo do të jetë ide e qëlluar, pasi që edhe kushtet atmosferike do të jenë në favor të tyre.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë dy ditëve të fundjavës temperatura maksimale do të lëviznin nga 31-33 gradë celsius.

“Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Ndërsa sipas IHMK-së, nga e diela në mbrëmje e deri të mërkurën do të ketë rënie të lehta të temperaturave dhe me reshje shiu.

“Gjatë natës së dielës në pjesën veriore të vendit pritet të vijnë reshjet e shiut të cilat do të vazhdojnë gjatë tri ditëve të para të javës së ardhshme. Temperaturat maksimale do të pësojnë ulje të lehta derisa minimalet do ti ruajnë këto vlera të ditëve të fundit. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s.”, thuhet në njoftim.

Temat
LajmeVend

Të afërta