Festivali P+ kompenson biletat e atyre që shkuan për Bushidon

Organizatorët e festivalit P+, Festival i cili filloi dje me 21 korrik në Parkun e Gërmisë, u kërkon ndjesë të gjithë atyre që dje ishin në festival për të parë përformancën e Bushidos, mirëpo për shkak të problemeve teknike (prishjes se gjeneratorit) artisti i njohur Bushido nuk pati mundësi të përformoj.

Kontraktori i gjeneratorit nuk e ka kryer punën me përgjegjësi dhe në mënyrë adekuate.

Festivali do të vazhdoj ashtu siç është planifikuar edhe për dy ditë të tjera (22, 23 korrik) dhe informojmë se biletat e ditës se djeshme për ata që posedojnë biletat ose shiritin e dorës mund të vijnë te dera e hyrjes dhe t’i marrin biletat për dy ditët e ardhshme gratis si kompensim i biletave të ditës së parë.

Me keqardhje të thellë u kërkojmë falje për dështimin e përformances nga Bushido, mirëpo Bushidon do ta sjellim përsëri në vitin 2017 ku ardhja e tij në Kosovë do të konfirmohet me video nga vetë ai dhe çmimi i biletave do të jetë simbolik.

Dështimet ndodhin por ne iu lusim që mos ta humbni besimin tonë, këto dy ditë tjera të festivalit do të përgatiten më më shumë kujdes, andaj iu ftojmë që të merrni pjesë dhe së bashku të kënaqemi me artistet tjerë të cilët do të performojnë në P+Festival.

Temat
ShowbizVend

Të afërta