Erdogani mashtroi turqit kinse puçistët deshën ta rrëzonin aeroplanin e tij

Sipas burimeve të aviacionit grek, presidenti turk nuk është ndjekur apo përcjellur nga ndonjë aeroplanë ushtarakë gjatë përpjekjes së grusht shtetit të javës së kaluar.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi pas grusht shtetit të dështuar se i “shpëtoi vdekjes për çështje minutash”, sepse ai gjoja ishte nën kontrollin e puçistëve më një F-16.

Recep Tayyip Erdogan

Recep Tayyip Erdogan

Mediat turke publikuan raporte se aeroplani i Erdogan ishte nën shënjestrën e puçistëve dhe se atë e vërejti piloti i tij.

Megjithatë, radarët greke kanë monitoruar aeroplanin e Erdoganit ndër vite deri sa kryente uljen në Stamboll. Sipas informacionit të marrë nga SKAI Media Group i Greqisë, aeroplani i Erdoganit në asnjë kohë nuk u shoqërua me interceptorë ose në ndonjë aeroplan tjetër.

Temat
BotëLajme

Të afërta