Edhe një javë kohë për rimbursim të kuponëve fiskal

Një numër i madh i qytetarëve kanë aplikuar për rimbursim të shumave të parave nga 10,15 dhe 20 euro në Administratën Tatimore të Kosovës duke e bërë dorëzimin e kuponëve fiskal në këtë muaj që është pasues i tremujorit të kaluar, prill, maj dhe qershor. Të interesuarit kanë kohë edhe javën tjetër për të dorëzuar plikot e tyre në pika postare, njofton lajmi.net

Të moshuarit që nuk kanë aftësi për të punuar në kompjuter dhe që dëshirojnë që të aplikojnë ata mund t’i drejtohen zyrtarëve tatimore të cilët do t`iu ndihmojnë deri në finalizimin e procesit. Kështu patën njoftuar zyrtar të ATK-së.

Ndryshe, për ata që aplikojnë mund të rimbursohen me shumën 10 euro nëse dorëzojnë plikon me më shumë se 30 kuponë dhe me vlerë nga 250 deri në 500 euro, ndërsa 15 euro nëse dorëzojnë plikon me më shumë se 40 kuponë dhe me vlerë nga 501 deri në 800 euro, si dhe plikot me më shumë se 50 kuponë dhe me vlerë mbi 800 euro, do të rimbursohen në vlerën 20€.

Temat
Fun

Të afërta