Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Dëmtohet fotografia e presidentit Rugova në Kuvend, arrestohet i dyshuari Bajram Hoti

Akti i bashkatdhetarit Bajram Hoti gjatë vizitës së tij në Kuvendin e Kosovës, ku e ka hequr fotografinë e ish Presidentit Ibrahim Rugova, është dënuar nga kreu i Kuvendit e Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka reaguar menjëherë pas incidentit dhe e ka dënuar ashpër atë.

“Pjesëtarët e Policisë së Kosovës që kujdesen për sigurinë në Kuvend, kanë reaguar menjëherë dhe pas kryerjes së hetimeve të nevojshme, fotografia e ish-presidentit Rugova është kthyer në vendin e saj.

Kuvendi i Kosovës vazhdon të jetë i hapur për vizita nga të gjithë bashkatdhetarët tanë, por kërkon nga të gjithë vizitorët që gjatë qëndrimit në mjediset e Kuvendit, të respektojnë normat e sjelljes”, ka thënë Veseli.

Pas tij ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, i cili ka thënë se Rugova po i pengon kriminelët edhe i vdekur, por vepra e tij do të jetë e përjetshme.

“Te nderuar qytetar,sot ne ambientet e Kuvendit te Kosoves ndodhi nje akt kriminal. Nga nje qytetar bandit u hoq fotografia e Presidentit Historik Ibrahim .Rugova. Kete ak kriminal e denojme ashper.

Me ate veprim kriminal te merren organet e drejtesise.

Edhe i vdekur, ai po i pengon kriminelet, por vepra e tij do te jete e perjetshme. Krenar per ju e me ju President Ibrahim Rugova”, ka shkruar Beqiri në Facebook.

Aktin e ka dënuar edhe Kryesia e LDK-së, e cila ka kërkuar që autori i aktit të dalë para drejtësisë.

Historinë e re e kemi dëshmitaren më të mirë se në themelet e institucioneve të vendit tonë qëndrojnë vepra dhe vizioni i Presidentit Historik të Republikës së Kosovës Ibrahim Rugova.

Veprës së tij, pëlqimin dhe përkrahjen ja dhanë gjithmonë qytetarët e Kosovës, vizionit të tij po ja jap pëlqimin dhe përkrahjen koha.

Cenimi i kësaj vlere nuk mund të bëhet kurrë nga askush, asnjëherë, sepse ka prapa vullnetin e qytetarit të Kosovës dhe institucioneve të cilat po i ndërtojmë. Aq më pak mund ta bëjnë këtë matrapazët të cilëve tundimi për të ra në sy i verbon deri në marrëzi.

Kërkojmë nga organet përkatëse që autorin e këtij veprimi kriminal ta vënë para drejtësisë”, thuhet në reagimin e kryesisë së LDK-së.

Dëmtimi i fotografisë së ish Presidentit Rugova nga Kuvendi është dënuar edhe nga dega e LDK-së në Zvicër, e cila e ka quajtur akt të ulët veprimin e bashkatdhetarit Bajram Hoti.

“Dega e LDK-së në Zvicër reagon lidhur me dëmtimin fotografisë së Presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova e cila ishte e vendosur në holin e Kuvendit të Kosovës duke kërkuar kthimin e menjëhershëm të fotografisë aty ku ishte.

Dega e LDK-së në Zvicër konsideron se Simboli Ibrahim Rugova nuk mund të zëvendësohet dot, nga askush. Popuj të ndryshëm kanë shumë kryetarë partish apo qeveritarë, por simbole kanë fare pa

Siç duket sjellja vandale e rrugaqit Bajram Hoti është duke i penguar fotoja e arkitektit të pavarësisë së Kosovës-Dr. Ibrahim Rugovës.

Dega e LDK-së në Zvicër konsideron si gjest tejet të ulët të të këti rrugaqi vandalist për këtë gjest provokues, njëherit kërkon që të tillët njerëz që prekin ndjenjen e popullit në formën më të vrazhdë. Njerëz të tillë duhet të dalin para drejtësisë dhe ta marrin denimin e merituar, ndërsa ata që e kanë nxitur duhet të turpërohet për këso marrinash.

Ky veprim i papërgjegjshëm është fyerje për qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës, fyerje për historinë më të re të Kosovës, fyerje për botën e kulturës shqiptare, fyerje për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe ne veçanti, fyerje për familjen e nderuar të Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova.

Dega e LDK-ës në Zvicër ja kujton këti vandalisti rrugaq se Presidentit Dr. Ibrahim Rugova edhe personalitete më të larta botërore i përkulen edhe sot dhe kurr nuk e permendin emrin e tij pa e cekur President sepse, Dr. Ibrahim Rugova ishte dhe shkoj si President, te gjithë burrshtetasit e botës të cilët e njohën dhe që jetuan në epokën Rugovjane e pranojnë se ai ishte arkitekt i pavarsisë, me vizionin e tijë solli lirinë në Kosovë dhe shumë miqë anëmban botës i bëri Kosovës kurse sot ka të tillë siq ishte ky far vandalisti rrugaq të cilin e pengon fotografia e Presidentit Rugova dhe të merr një vendim kaq apsurd për ta dëmtuar fotografinë e një njeriu që mbi të gjitha ishte Presidenti i Shqiptarëve te Kosovës, si mund dikush te ketë at të drejt të largoj Presidentin që për sa vite që ishte në skenen politike gjithmon e perkrahën 90% e Shqiptarëve.

Presidenti Dr. Ibrahim RUGOVA ka qen i gjithë Kosovës . Ai ishte dhe mbetët figura më e ndritur e Historisë së Kosovës.

Solothurn, 22 qershor 2016

Për Degën e LDK-së në Zvicër

Haki Latifi, kryetar”, thuhet në reagimin e degës së LDK-së në Zvicër.

Merret vesh se personi që e ka bërë këtë akt është Bajram Hoti.

Sipas informacioneve tona personi është arrestuar.

Exit mobile version