Demi: Kryeministri le t’i shkarkon edhe 19 anëtarët e bordeve

Drejtori i Institutit GAP, Agron Demi thotë se kryeministri Isa Mustafa nuk po respekton të gjitha vendimet njëlloj, raporton lajmi.net

Duke komentuar vendimin për shkarkimin e Petrit Selimit, ai thotë se shumë mirë ka vepruar Qeveria, por duhet sipas tij, të veprohet kështu edhe me vendimet e tjera të Agjencisë Kundër Korrupsion për shkarkimin e së paku 19 anëtarëve të bordeve të ndërmarrjeve publike, ngase janë emëru në kundërshtim me ligjin.

Ja çfarë thotë ai:

Shumë mirë që Qeveria paska respektu vendimin e Agjencisë Kundër Korrupsion dhe sot ka shkarku Petrit Selimin.

E pse Qeveria s’po e respekton edhe një vendim të AKK për shkarkimin e së paku 19 anëtarëve të bordeve të ndërmarrjeve publike ngase janë emëru në kundërshtim me ligjin?

Ky vendim i Agjencisë është mar shumë ma heret se sa ai për Petrit Selimin. Pse ben me e respektu nje vendim e jo nje tjeter?

Temat
LajmeVend

Të afërta