Lajme

Arrestohen 4 persona në Drenas

By Dijart Dyla

July 22, 2016

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona nga komuna e Drenasit për të cilët kishte urdhër arrest të lëshuar nga gjykata.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës aksioni për arrestimin e tyre është zhvilluar të ënjtën me 21.07. 2016.

Të gjithë të arrestuarit janë dërguar për vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës. Po ashtu të gjithë të arrestuarit janë meshkuj.