Vjehrri rrahë nusen, arrestohet 59-vjeçari

Një 59-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Divjakës pasi ka dhunuar nusen e djalit të tij.

Policia ka bërë të ditur se personi i arrestuar është shtetasi Ali Sula, 59-vjeç, banues në fshatin Çermë Shkumbin, Lushnje.

Sipas policisë, ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ka rrahur me grushta dhe sende të forta nusen e djalit të tij, shtetasen P.S, 28 vjeçe, raporton top channel.

Temat
LajmeRajon

Të afërta