Veseli: Ta shndërrojmë mërgatën në faktor të zhvillimit ekonomik

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli përmes llogarisë së tij në facebook, ka njoftuar se sot ka pritur disa bashkatdhetarë.

Kryetari Veseli ka thënë se mërgata shqiptare është pjesë e pandashme e Kosovës. Duke çmuar kontributin e bashkatdhetarëve ndër vite, Veseli ka thënë se mërgatën shqiptare duhet ta kthejmë në njërin ndër faktorët e zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Postimi i plotë i kryetarit Veseli në facebook:

Falënderojmë të gjithë bashkatdhetarët që po vizitojnë Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ata jetojnë me ne, me të arriturat tona, vështirësitë dhe sakrificat tona, jetojnë me shpirt në Kosovë dhe duan ta shohin Kosovën të zhvilluar e të përparuar.

Propozimet dhe vërejtjet e tyre, do të jenë pjesë e politikës shtetërore që mërgatën tonë ta kthejmë në njërin ndër faktorët më të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe integrimit evropian të saj. K.V.

Temat
LajmeVend

Të afërta