Shkenca e vërteton: Më mirë vetë se me njeriun e gabuar

Kohëve të fundit, shkencëtarët e kanë bërë publike se është më mirë të rrini vetëm sesa me njeriun e gabuar. Ky studim është publikuar në gazetën shkencore “Family Psychology” dhe tregon se është më mirë të rrimë vetëm sesa në një lidhje të keqe, duke qenë se lidhjet janë fuqimisht të ndërlidhura me shëndetin tonë fizik dhe psikik.

Para se të arrijnë në këtë përfundim, hulumtuesit në Universitetin e Buffalos në New York kanë kaluar dy vite duke vrojtuar jetën e të rinjve që ishin në lidhje serioze. Nuk ka rëndësi a ka qenë martesë apo thjeshtë lidhje serioze, për shkak se të dyja prej tyre ndikojnë njëjtë në shëndetin tonë.

Shumica prej nesh besojmë se është më mirë të dalim me dikë, edhe nëse nuk ndihemi krejtësisht të lumtur me të, për shkak se nuk duam të ndihemi të vetmuar. Por del që një gjë e tillë ka ndikim negativ në shëndetin tonë.

happy-single-woman

Temat
Shëndet

Të afërta