Rrëfimi prekës i Hyremit: Ja si më braktisi i dashuri kur isha shtatzënë (Foto)

Biznesmeni turk Kan Ates, 48 vjeçar, u largua nga aktorja turke Hyrem Uzeri, derisa ajo ishte shtatzënë. Ates që nga lindja e vajzës nuk ka dashur të dëgjojë asgjë për fëmijën e tij. Mirëpo, tani ai rikthehet dhe ia kërkon vajzën ta marrë për përkujdesje.

Vajza e aktores Hyrem dhe biznesmenit Kan Ates tani është 2 vjeçare, mirëpo babai saj e kishte braktisur aktoren kur ajo ishte shtatzënë.

Në kohën kur ai u largua nga Turqia, ai kishte dëmtuar klientët e tij me një shumë prej 86 milionë euro. Pas kësaj, ai iku në Meksikë.

Hyrem kishte frikë se tani ai do të kthehet dhe do t’ia kërkojë të hollat e vajzës, që Hyrem ia kishte mbledhur rreth 2 milionë euro, të cilat mbahen në një bankë në Gjermani.

Për fat të keq kjo po ndodhë. Biznesmeni është rikthyer në Turqi dhe tani po i kërkon të hollat e kursyera të vajzës.

Aktorja turke ka treguar disa herë se po ballafaqohet me probleme të mëdha me ish bashkëshortin, mirëpo asgjë nuk është ndërmarrë ende për sigurinë e saj.

yreem_1469102561-2995070

Temat
Showbiz

Të afërta