Lajme

Qorrolli: Kosova t’i kërkojë Malit të Zi rinegocimin e kufirit

By Emanuel Demaj

July 21, 2016

Analisti Vigan Qorolli ka thënë të enjten se Kosova duhet t’i bëjë kërkesë zyrtare Malit të Zi për rinegocimin e kufirit.

Ai këto komente i bëri në tryezën “Demarkacioni i kufirit Kosovë-Mali i Zi nga perspektiva e qytetarëve malazezë të Kosovës”, të organizuar nga shoqata e Malazezëve të Kosovës në përkrahje të Friedrich Ebert Stifung.

Qorrolli, vlerëson se duhet t’i bëhet kërkesë zyrtare Malit të Zi për rinegocimin e kufirit, ndërkaq nëse nuk haset në mirëkuptim, atëherë instanca e fundit do të jetë Arbitrazhi.

Ai tha po ashtu se duhet shikuar edhe koha, kur është bërë shpallja e pavarësisë së Malit të Zi.

“Do duhej të ndjekim dy faza: fazën e delimitimit dhe faza e dytë, demarkacioni. Hapat janë bërë gabim në këtë rast. Kjo ngaqë në Jugosllavi janë lidhur vetëm marrëveshje për demarkacion dhe jo delimitim, me idenë që nuk kanë pasur nevojë të rregullojnë kufijtë e jashtëm por vetëm ato të brendshme, ashtu si edhe po ndodh me Malin e Zi dhe Republikën e Kosovës”, ka thënë ai.

“Mali i Zi e ka ratifikuar marrëveshjen, mirëpo një shtet nuk mund të përcaktohej kufijtë njëanshmërisht…”, tha ai.

Ai tha se asnjë normë ndërkombëtare nuk e lejon rishikimin pas ratifikimit të marrëveshjes. /Telegrafi/