PSP kërkon vazhdimin e burgut shtëpiak për Taleskin

Prokuroria Speciale Publike dje, pas marrjes në pyetje të kryetarit të Manastirit Vlladimir Taleski, ka kërkuar nga Njësia në Shkup që t’i vazhdohet burgi shtëpiak të cilit i është vendosur më 16 qershor, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Marrja në pyetje e Taleskit dje zgjati dy orë e gjysmë. Ai në PSP arriti pikërisht në ora 12:00 të ditës me përcjellje të policisë së bashku me avokatin e tij Nikolla Dodovski, por pa pranga. Taleski akuzohet për rastin ‘Transporter’ për keqpërdorimin e tenderit të transportit të nxënësve të shkollës në Komunën e Manastirit.

Temat
LajmeRajon

Të afërta