Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Parlamenti turk miratoi zyrtarisht shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Deputetët e Parlamentit turk sot miratuan zyrtarisht shpalljen e jashtëzakonshëm në Turqi, gjendje kjo e cila do të zgjas tre muaj.

Gjendja e jashtëzakonshme erdhi pas përpjekjes së dështuar gjatë javës së kaluar për grusht shtet.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan tha të martën se kishte vendosur të shpallte gjendje të jashtëzakonshme, me arsyetimin se këto masa mundësojnë që autoritetet të veprojnë më shpejt për të çrrënjosur mbështetësit e grushtit të shtetit, thanë zyrtarët.

Propozimi për të futur një gjendje të jashtëzakonshme në Turqi, nga 550 deputetë, 346 votuan pro, ndërsa kundër ishin 115.

Exit mobile version