Grupi Parlamantar i LDK-së vazhdon e dhe më tej mbledhjen tij, ku i pranishëm është edhe kryetari i partisë, Isa Mustafa.
Mbledhja e cila nuk është paralajmëruar për media ka rreth pesë orë që po vazhdon dhe aty janë të pranishëm pjesa më e madhe e deputetëve të LDK-së.
Takimi ka filluar rreth orës 13:00 dhe tani kur ora shënon 17:00, zyrtarë të LDK-së kanë thënë për lajmi.net se takimi edhe më tej është duke vazhduar.
Për me tepër, në këtë mbledhje që po mbahet me dyer të mbyllura, përveç kryeministrit Mustafa, janë të pranishëm edhe figurat e tjera kryesore të partisë.
Por nuk janë vetëm ata. Burime të lajmi.net kanë treguar se në takim janë edhe dy ekspertë ndërkombëtarë të demarkacionit.
Ata janë duke diskutuar brenda se demarkacioni me Malin e Zi, nuk cenon territorin e Kosovës.
Krejt kjo në përpjekje që deputetët e LDK-së të binden para votimit në Kuvend të ratifikimit të marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Kosovës e Malit të Zi, vitin e kaluar.