Malazezët e Kosovës japin ide për demarkacion, hasin në reagime negative (Video)

Malazezët kosovarë kanë një propozim për daljen nga kriza e krijuar rreth marrëveshjes për kufirin mes shtetit të tyre amë dhe Kosovës.

E atë në emër të tyre e ka prezantuar Slobodan Vujiçiq, në këtë takim me përfaqësues të subjekteve politike dhe të profesionistë të fushës.

Por ideja e shpalosur nga kreu i Shoqatës së Malazezëve, hasi në reagime negative të shumicës së folësve në panelin e organizuar nga “Friedrich Ebert”.

Nga ana e tij një deputet i Vetvendosjes, tha se situata do tensionohet nëse në Kuvend kalon demarkacioni në versionin aktual.

Ismajl Kurteshi, si kundërsdhtim përdori një libër të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Se nuk pajtohen me ujdinë aktuale për demarkacion, e thanë dhe nga dyshja tjetër opozitare që veprojnë si bllok.

Sa e mori fjalën, deputeti Shaip Muja, së pari u sqarua se cilës parti i takon.

Pas kësaj, ai tha se ka shpresë se demarkacionit shumë të kontestuar do i gjendet zgjidhja më 3 gusht kur në Kuvend është thirr debat i gjerë për këtë cështje .

E vetë iniciuesi i debatit, Shpejtim Bulliqi i LDK-së akuzoi Komisionin shtetëror për shënjimin e kufirit se bëri punë të keqe.

Ndërkaq, profesori i gjeografisë, Florim Isufi, nuk beson se tryeza e fillim-gushtit do të sjellë shumë ndryshime në qëndrimet e palëve.


E si ide kyçe sipas panelistëve që të dilet nga situata e krijuar, është që çështja të shkojë në arbitrazh ndërkombëtar.

Temat
LajmeVend

Të afërta