Blerim Xhemaili dëshiron të largohet nga Galatasaray dhe të transferohet në Bologna.
Blerim Xhemaili nuk do të luajë më në Galatasaray, por as në Genoa, ku ishte i huazuar në edicionin e kaluar.
Reprezentuesi zviceran dëshiron të transferohet në Bologna, raporton e përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport”, përcjell “Lajmi.net”.
Xhemiali është lojtar i Galatasarayt, me të cilin ekip ka kontratë deri në vitin 2017, por nuk dëshiron të rikthehet në Turqi pas trazirave.

