Këto janë kërkesat e Bulliqit drejtuar Veselit për Demarkacionin (Foto)

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Shpetim Bulliqi, ditë më parë ka dërguar një kërkesë për një debat rreth Demarkacionit tek kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe Kryesia.

Në letrën e tij, Bulliqi ka paraqitur 11 kërkesa për kryetarin Kadri Veseli. Nga ky dokument të cilën e ka siguruar lajmi.net, ai ka kërkuar që Qeveria të përfaqësohet nga zyrtarë qeveritar dhe përfaqësues të Komisionit shtetëror për Demarkacionin.

Bulliqi po ashtu ka kërkuar nga Veseli që të sigurojë materialin zyrtar origjinal të miratuar nga Qeveria e Kosovës për demarkacionin, për të gjithë pjesëmarrësit në debat e veçmas për ekspertët, shkruan lajmi.net.

Sipas Bulliqit materiali duhet jetë në dispozicion së paku pesë ditë para fillimit të debatit siç ka thënë ai për të mënjanur mundësinë e ankesave nga kush do qoftë.

Ai po ashtu ka kërkuar që debati të mbahet në sallën ku mbahen seancat plenare.

13717943_10210791884051130_707540229_o-768x1024-2

13720594_10210791883971128_632994684_o-768x836-1

Temat
LajmeVend

Të afërta