Keni parë shalqi të verdhë? Ja çfarë shije ka

Me siguri shalqi të gjithë keningrënë, por jo në këtë ngjyrë.Shalqini tul verdhë i njohur siKrimson i Verdhë është pothuaj binjaku i shalqinit të varietetitKrimson të Ëmbël.

Shalqini i verdhë në fakt është më i ëmbël dhe ka një shije pak a shumë si mjalti.

Dëshira për t’iu përshtatur kërkesave dhe trendëve globale të eksportit u transformua në shtysë e fortë për fermerët e Divjakës, të cilët investuan në mbjelljen e disa kulturave eksperimentale për Shqipërinë siç është shalqini i varitetetit Krimson të Verdhë.

Ky produkt është shumë i kërkuar në tregjet globale dhe mjaft i suksesshëm. Një sasi e vogël shalqini të verdhë ka gjetur rrugën për në tregun shqiptar duke shkaktuar një sërë spekullimesh.

Fotografi të shalqinit të verdhë u shpërndanë si rrufe nëpër rrjetet sociale, duke shkaktuar stuhi të mirëfilltë.

Nuk ishin të paktë ata që u alarmuan, ngritën zërin dhe paragjykuan duke e përshkruar këtë frut të pafaj si subjekt të një modifikimi gjenetik ose edhe mashtrim të ligë nga ana e fermerëve.

Shumë zhurmë për asgjë… E vërteta e pamohueshme është që nuk bëhet fjalë as për produkte të modifikuara gjenetikisht as për mashtrime.
Bëhet fjalë për një hyrje të re në treg….

Temat
Shëndet

Të afërta