“Se ky është portieri më i mirë në botë, që na e nxorri zemrën vendit sot!”
Këtë shkruan Çiljeta në profilin e saj në Instagram. Para pak minutash ajo ka postuar një foto të portierit të Partizanit – Alban Hoxha, protagonist i ndeshjes së sotme ku “Demat e Kuq” u kualifikuan përballë Ferencvaros, për në fazën e radhës në Champions League.
Duket e lumtur Çiljeta, ashtu si shumë tifozë shqiptarë në këtë mbrëmje.
Edhe më i lumtur duhet të ndihet vet Albani nga ky dedikim special, nga mikesha e tij e ngushtë, e cila kohët e fundit nuk ka lënë rast pa i shfaqur pëlqimin e saj… si portier sigurisht!