Gratë po detyrohen të heshtin pas puçit në Turqi

Në ditët pas tentim puçit të dështuar ushtarak i cili dridhi Turqinë, gratë thonë se po detyrohen të heshtin.

Që nga fillimi i puçit ushtarak nga zyrtarë të ushtrisë të premten e kaluar, e deri në përgjigja e ashpër e qeverisë, zërat e grave turke nuk janë dëgjuar gati fare, shkruan USATODAY, përcjell Express.

Pamje nga protesta në rrugët e Turqisë shfaqin pothuajse vetëm burra.

Lidershipi ushtarak është tërësisht i përbërë nga burrat.

Qeveria është e përbërë 85% prej burrave, me vetëm një femër ministre.

Për momentin, 43 qytete turke nuk kanë asnjë përfaqësuese femër.

Publikisht, fakti se kryesisht konservatorët janë duke mbajtur manifestim të heshtur nëpër sheshe mund të jetë një faktor në mungesën e grave, gjithashtu.

Të paktën një grup fetar, Lëvizja Ismailaga, e ka dhënë një dekret i cili thotë se ata kanë vendosur se gratë do të qëndrojnë në shtëpi dhe do të luten përderisa burrat dalin në rrugë për të përkrahur qeverinë.

Temat
BotëLajme

Të afërta