Blakaj: Thaçi dha shembull, s’ka rëndësi ç’shkruan në pllakën përkujtimore

“Ai ka dërguar një porosi që shteti i Kosovës i pranon të gjitha viktimat. Nuk jam në anën e presidentit, por ai mund ta ketë bërë edhe vizitën për lloj marketingu. Pllaka fakt që ka fraza të urrejtjes, por me rëndësi është që të pajtohen me faktet. Nuk është fare e rëndësishme pllaka, ajo çfarë ka rëndësi është kujtimi i viktimave”.

Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Info Magazine ka thënë se vizita e presidentit Hashim Thaçi në Grackë tregoi se ai i njeh viktimat serbe të para 17 vjetësh.

Ai më tutje ka theksuar se nuk është e rëndësishme çfarë shkruan në pllakën përkujtimore, por është i rëndësishëm përkujtimi që iu bë viktimave.

“Ai ka dërguar një porosi që shteti i Kosovës i pranon të gjitha viktimat. Nuk jam në anën e presidentit, por ai mund ta ketë bërë edhe vizitën për lloj marketingu. Pllaka fakt që ka fraza të urrejtjes, por me rëndësi është që të pajtohen me faktet. Nuk është fare e rëndësishme pllaka, ajo çfarë ka rëndësi është kujtimi i viktimave”.

Blakaj ka deklaruar se veprimi i Thaçit duhet të merret shembull nga presidentët e vendeve të rajonit, pasi është porosi për të gjithë ata, për nga mënyra se si respektohen viktimat.

“Ajo çfarë ka bërë presidenti është se i njeh viktimat, nuk i mohon ato. Nëse pakica serbe nuk e pret Thaçin, aty unë nuk kam parë të ketë ndonjë problem të madh. Unë nuk di për ndonjë rast të paktën të këtij niveli, por ky rast duhet t’i shërbejë vendeve të rajonit, psh Serbisë. Për një të ardhme të afërt Vuçiq nuk do të bënte diçka të tillë. Por edhe nëse do të bënte, komuniteti i viktimave serbe nuk do ta priste Vuçiqin, por edhe opinioni publik do ta dënonte atë. Ky vendim i Presidentit Thaçi është tejet i rëndësishëm sepse dërgon porosi në të gjitha vendet në rajon”.

Temat
LajmeVend

Të afërta