Basha, 100 minuta bisedime me ambasadorët nën ndërmjetësimin e Metës

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha la zyrën e kryeparlamentarit Ilir Meta në orën 13:30, pas rreth 100 minutash takim.

Në dalje kryedemokrati nuk pranoi të fliste për mediat. Basha ishte në këtë takim i shoqëruar nga deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, negociator në procesin e reformës në drejtësi.

Në zyrën e Metës në kryesinë e Kuvendit ishin të pranishëm edhe ambasadori i SHBA-ve Donald Lu dhe kryediplomatja e BE-së Romana Vlahutin.

Kjo tryezë negociatash u thirr nga kryeparlamentari Ilir Meta gjatë një fjalimi që ai mbajti në çelje të seancës së sotme, e cila u ndërpre për t’i hapur rrugë gjetjes së gjuhës së përbashkët dhe sjelljes në kuvend të një drafti përfundimtar për tu miratuar së bashku me ndryshimet kushtetuese.

Basha ju përgjigj kësaj ftese duke ju bashkuar takimit, ndërsa kryeministri Edi Rama qëndroi në Kuvend ku u filmua teksa kishte edhe disa momente debati me kreun e grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi.

Temat
LajmeRajon

Të afërta