Ambasada e Turqisë propagandon pro Erdoganit në Prishtinë (Video)

Mediat turke, sidomos agjencia shtetërore janë vënë në shërbim të pushtetit të presidentit Erdogan.

Pothuajse në çdo lajm, synohet që të shpërndahen fotografi e video ku shihen puçistë duke vrarë qytetarët protestues anti grusht shtetit. Ndërkaq, po synohet që të implikohet edhe kleriku Fethullah Gylen, me qëllim ekstradimin e tij në Turqi nga SHBA-ja.

Por nuk janë vetëm mediat që janë përfshirë në këtë propagandë. Së fundmi janë angazhuar edhe ambasadat e Turqisë nëpër botë.

Ambasada e Turqisë në Prishtinë, me një e-mail të dërguar mediave për puçin ushtarak që ndodhi javën e kaluar në Turqi, është përfshirë në propagandën e president it turk, Recep Tayyip Erdogan. Ambasadorja turke, Kivilcim Kiliç, gjatë një interviste të dhënë dje, i ka quajtur puçistët tradhtarë të kombit. Ajo po ashtu tentimin për grusht shtet e ka quajtur terrorist.

Në e-mailin e dërguar nga kjo Ambasadë, ku janë dërguar edhe linqet nga grusht shteti shkruan: “Ju lutem gjeni më poshtë video linqet në lidhje me tentimin e grusht shtetit kundër rendit ligjor të Republikës së Turqisë”. Në listën e linqeve janë vetëm ato video ku shihen sulmet e ushtarëve në Kuvend, Zyrën e Presidencës, në Urën e Bosforit, vrasjen e civilëve, kurse në asnjë link nuk është maltretimi dhe poshtërimi i ushtarëve nga Erdogan.

Kjo ambasadë po ashtu nuk ka dërguar asnjë video nga arrestimet që po ndodhin në Turqi, duke filluar nga ushtria, gjyqësori, arsimi e kështu me radhë.

Ambasadorja Kivilcim Kiliç gjatë intervistës së djeshme disa herë ka thënë se puçi ushtarak ishte kundër rendit kushtetues. Kiliç njëjtë si Erdogan po mendon se kleriku fetar Fetullah Gylen është përgjegjës për tentim grusht shtetin.

Qeveria e Erdoganit ka thënë se “virusi i kancerit” brenda disa institucioneve shtetërore ka çuar në përpjekjen për grushtshtet.

https://www.youtube.com/watch?v=UDSMFHSouNM

Temat
LajmeVend

Të afërta