A ia huqi Rita me veshjen kësaj radhe?! (Foto)

Këngëtarja e famshme me prejardhje nga Kosova, Rita Ora është duke u përgatitur për rolin e saj si nikoqire e “America’s Next Top Model” dhe është shfaqur me stil elegant nëpër rrugët e New Yorkut derisa po shkonte në punë.

Bukuroshja 25-vjeçare kishte të veshur pantallona dhe xhemper me ngjyrë të verdhë të cilat i kishte përshtatur me taket me po të njëjtën ngjyrë. Ajo është fotografuar derisa po hipte në veturë, shkruan koha

Në fillim të këtij muaji ishte bërë e ditur se Rita do të jetë nikoqire e spektaklit televiziv amerikan. Rita më parë ka qenë trajnere në spektaklin “The Voice UK”.

Krijuesja e hitit “Shine Ya Light” së fundmi ka qenë e zënë me incizimin e albumit të saj të dytë derisa është përfolur se është në lidhje me Lewis Hamiltonin, vozitësin e Formula 1.

rita_1469110689-9800139

20160721092235119-1_1469110624-1582755

20160721092313102_1469110631-6756879

Temat
Showbiz

Të afërta