Një ditë pasi shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, tha se brenda dy viteve Kosova parashikon përfundimin e demarkacionit me Serbinë, kryeministri serb Aleksandar Vuçiq deklaroi se kjo u bë vetëm për konsum të brendshëm politik në Prishtinë.
Nga Brukseli, ku të martën Serbia hapi dy kapituj të tjerë rreth bisedimeve për t’u bërë anëtarë e BE-së, Vuçiç pranoi se një kapitull tjetër me numrin 35, që flet për Kosovën, do të jetë çështje e vështirë.
Por, nënshkruesi i ujdisë me Isa Mustafën nga gushti i vitit të kaluar, thotë se marrëveshja e tij me kryeministrin kosovar nuk ka dështuar.
Nga kjo paraqitje me krerët e Bashkimit Evropian, Vuçiç paralajmëroi një takim të madh ekonomik në qytetin e Nishit, që do ta organizojë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, transmeton “TCH”.