Vdes në ushtrime ushtari 26 vjeçar, do të martohej këtë fund vit (Foto)

Një ushtar, i cili pritej të martohej në fund të këtij viti, ka vdekur gjatë një ushtrimi ushtarak në Brecon Beacons, në jug të Uellsit, në ditën më të nxehtë të këtij viti.

Joshua Hoole, i cili ishte në regjimentin e pushkatarëve, u përball me probleme shendëtësore në kodrat e Uellsit për shkak të temperaturave të larta të cilat arritën në 25C dje në mëngjes, shkruan Mail, përcjell Express.

Tetari, i cili vinte nga baza ushtarake në Catterick, North Yorkshire, po merrte pjesë në një ushtrim para se të niste përpjekjen e tij për t’u bërë rreshter.

Hoole, vinte nga Eccelefechan, afër Lockerbie, Skoci, ka shërbyer për dy vite në Afganistan dhe pritej ta martohej me të dashurën e tij Rachael McKie, më vonë këtë vit.

36690a2500000578-3698914-image-a-21-1469008489789_1469013063-5008295

3670675100000578-3698914-image-a-34-1469011396346_1469013035-587401

366fd0e200000578-3698914-image-a-20-1469008475354_1469013035-8612525

3670674900000578-3698914-image-m-33-1469011390705_1469013035-6250369

3670683600000578-3698914-image-a-22-1469011107564_1469013035-5220696

Temat
BotëLajme

Të afërta