Turqia arrestoi edhe dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese

Siç raporton Reuters, deri më tani janë arrestuar rreth 60.000 ushtarë, policë, gjyqtarë, nëpunës civilë dhe mësues janë suspenduar, arrestuar apo janë nën hetime.

Autoritetet turke kanë arrestuar edhe dy gjyqtarët të Gjykatës Kushtetuese, raportoi televizioni NTV. Turqia është duke vazhduar spastrimin e gjyqësorit, ushtrisë, arsimit dhe shërbimit civil, pas grushtit të shtetit të dështuar.

259069-1-640x358

Siç raporton Reuters, deri më tani janë arrestuar rreth 60.000 ushtarë, policë, gjyqtarë, nëpunës civilë dhe mësues janë suspenduar, arrestuar apo janë nën hetime, transmeton lajmi.net.

Dy gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese janë në grupin prej 113 zyrtarëve nga radhët e gjyqësorit të cilët tani janë nën arrest, raporton NTV.

Temat
BotëLajme

Të afërta