Trondit 35 vjeçarja: Ja si e qëllova burrin me sëpatë pranë djalit

35 vjeçarja Mirela Buzalli, e cila goditi me sëpatë mëngjesin e së hënës bashkëshortin e saj 45 vjeçar Shkëlzen Buzalli, teksa ky i fundit po flinte, ka rrëfyer në rajonin e policisë se ngjarjen e kishte menduar vetëm natën e fundit.

Gruaja nuk ka dashur që të flasë shumë me oficerët e policisë dhe është mjaftuar duke thënë se ka pasur xhelozi mes tyre dhe se bashkëshorti i saj e ka goditur disa herë kohët e fundit, duke e kapur nga flokët e madje e ka fyer edhe nga ana fetare.

Ajo që ka lënë të kuptohet 35 vjeçarja është se brenda në dhomë kur ka ndodhur ngjarja ka qenë djali 12 vjeçar.

I mituri, sipas nënës së tij, po flinte me babanë në shtrat veçmas, raporton “Panorama”.

Kohët e fundit, çifti flinte në një dhomë, por në shtretër të ndarë për shkak të konflikteve që kishin nisur kohët e fundit. 35 vjeçarja ka rrëfyer se është siguruar që përpara se ta godiste bashkëshortin e saj, të mos i ndodhte asgjë djalit të saj 12 vjeçar.

Temat
LajmeRajon

Të afërta