Real Betisi njoftoi sot gjatë ditës se talenti Toni Segura do të transferohet në Real Madrid, ku do të luajë për grupmoshat e reja.
Por, Segura siç duket është një tifoz i Barcelonës. Të paktën këtë përshtypje ta lë një postim i tij në Twitter nga viti 2014 pas një ndeshje të El Clasicos.
“Barça e madhe dhe Leo i madh, natën e mirë”, kishte shkruar futbollisti, përcjell Lajmi.net nga AS.
Mbetet të shihet se si do të veprojë klubi madrilen, pas daljes në dritë të këtij postimi.


Temat
Sport
