Rrëfimi prekës i një nuseje: Tek ne nuset kidnapohen pastaj braktisen

Në Kirgistan të Azisë, është shumë e përhapur tradita e grabitjes së nuseve.
Madje sipas kronikës së punuar nga NBC News, gjysma e martesave në këtë vend bëhet pasi të jetë kidnapuar nusja, transmeton Telegrafi.

Kjo traditë e lashtë megjithëse është e ndaluar me ligj, kryerësit e saj shumë pak ndiqen dhe dënohen.

“Provova të rezistoj, pasi më vishën me rrobe dhe më detyruar të ri”, shpjegon Altanay, e cila është rrëmbyer si 18-vjeçare.

“Por pasi më kidnapuan, mendova se ky ishte fati im dhe vendosa të rri”.

Në këto kidnapime, rol të madh luan edhe familja e burrit, të cilët e pranojnë dhe miratojnë një gjë të tillë.

Në rastin e Altanay, familjarët e rrëmbyesit kanë detyruar adoleshenten që t’i shkruaj letër familjes së vet, ku ka thënë se për një kohë të gjatë ka qenë në lidhje me të dhe ka vendosur të martohet.

Për fat të keq, burri e ka braktisur atë pas gjashtë muajsh dhe është lidhur me një tjetër.

Aktivistët janë duku punuar shumë në këtë drejtim, që t’i jepet fund kidnapimit të nuseve, por rezultatet lënë shumë për të dëshiruar.

Temat
BotëLajme

Të afërta