Showbiz

Rikthehet Miley Cyrus, tashmë i këndon dashurisë së vërtetë

By Dijart Dyla

July 20, 2016

Pas një mungese të gjatë në muzikë, Miley Cyrus ka publikuar bashkëpunimin e saj me grupin amerikan të muzikës R&B Lolawolf, të titulluar “Tear Drop”.

Miley vjen në këtë projekt të ri muzikor fuqishëm teksa këndon vargjet: “Përjetësia është is Jezusi, është thjesht/Diçka tek e cila e kemi bërë veten tonë të besojmë/Pra, e bën, ndoshta, vdekjen tonë pak më të frikshme.”. Më pas Cyrus thotë: “Dashuria nuk është një lojë dhe nëse është kështu, unë nuk dua të luaj”.

Fatkeqësisht, kënga ndodhet vetëm në Apple Music dhe Tidal, kundrejt një pagese të caktuar që varion nga 1,29$ në 9,99$.