Murati kundër shkrirjes së Ministrisë së Diasporës në Ministrinë e Jashtme

Ministri i Diasporës Valon Murati, në emisionin ‘Info Box’ të RTV Dukagjini, e ka kundërshtuar fuqishëm mundësinë e shuarjes së dikasterit që ai udhëheq, ashtu siç është përfolur se do ta prekte riformatimi i qeverisë, përkatësisht zvogëlimi i numrit të ministrive.

Madje, Murati vlerëson se kjo ministri duhet të funksionojë për së paku edhe 8 apo 12 vjet.

Ministri Murati, po ashtu foli edhe për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, që tha se nuk do ta votojnë si të tillë, por që pas gjithë këtyre dilemave, sipas tij kjo çështje duhet të zgjidhet në Gjykatën e Arbitrazhit.

Temat
LajmeVend

Të afërta