Miller: Kosova mund të vendoset në listën e OKB-së si një komb sovran

Kosova ka të drejtë ligjore të vendoset si komb sovran në listën e OKB-së.

Është zhvilluar ditën e sotme një takim midis dekanes Adrien Wing, ligjëruesit Prof. Nathan Miller nga Universiteti i Lowa-së dhe anëtarëve të Komisionit për Punë të Jashtme në Kosovë.

Në këtë takim, anëtarët e Komisionit parlamentar kanë kërkuar nga profesorët që Kosova të marrë asistenca nga ky universitet.

Profesoresha Adrien Wing, u ka premtuar anëtarëve të Komisionit se do t’i përcjellin edhe tek kolegët e tyre kërkesat e deputetëve në mënyrë që të përcaktojnë se në çfarë fusha ka nevojë për asistencë.

Ndërsa, prof. Nathan Miller, tha se Kosova juridikisht ka të drejtë të vendoset në listën e OKB-së si shtet sovran:

“Kosova mund të vendoset në listën e OKB-së si një komb sovran dhe në fakt ka një mënyrë si të bëhet kjo në aspektin ligjor.

Ligjërisht kërkon bashkëpunim ndërkombëtar dhe siç e kuptova është një proces në vazhdim mirëpo ne ishim në gjendje që të jemi të parët që të sjellim në vëmendje ministrit dhe është një fushë në të cilën do të jetë e mundshëm.

Ne kemi bërë një analizë të gjerë për rrugët ligjore për tu bërë anëtar i OKB-së …Kosova edhe pa qenë anëtare e OKB-së ka të drejtë plotësisht të anëtarësohet në shumë traktate shumëpalëshe.

Ne po i shqyrtojmë rrugët që Kosova nëse vendos mund të bëhet pjesë e Gjykatës Ndërkombëtare dhe që t’i sjell paditë aty drejtpërdrejt. Po analizojmë gjithashtu serinë e traktatit në Këshillin e Evropës për të përcaktuar që Kosova a mund të anëtarësohet a jo”,tha Miller.

Temat
LajmeVend

Të afërta