Kultivuesi i drogës përfundon në humnerë pasi i fshihej policisë

Një kultivues i lëndëve narkotike ka përfunduar në humnerë gjatë tentativës për ti shpëtuar uniformave blu.

Ngjarja fatmirësisht pa pasoja për jetën ka ndodhur në Fushë-Arrëz, ku gjatë përpjekjes për ti shpëtuar policisë, kultivuesi i lëndëve narkotike ka rënë në humnerë bashkë me makinën e tij, pranë fshatit Lajthizë.

Ai është transportuar menjëherë me helikopter në Spitalin e Traumës në kryeqytet, për marrjen e ndihmës së duhur shëndetësore.

Temat
LajmeRajon

Të afërta