Ish-xhihadisti tregon si duhet luftuar ISIS

“Terrorizmi ka ndryshuar dhe duhet ndryshohet edhe lufta kundër tij.”

Dikur anëtar i islamistëve radikalë, tani anëtarë i një organizate që lufton terrorizmin thotë se e gjithë bota në këtë luftë ka nevojë për një ndryshim të strategjisë, që do të thotë se duhet të ketë një socializm më të mirë të myslimanëve.

“Terrorizmi ka ndryshuar dhe duhet ndryshohet edhe lufta kundër tij”, tha ai gjatë një rrëfimi drejtuar britanikëve.

Në fakt, ish-islamisti radikalë tha se myslimanët duhet të ndihen pjesë e komunitetit ku ata jetojnë, të mos ndihen të lënë pas dore apo të përjashtuar.

Është e nevojshme të ofrohet një alternativë e fuqishme për interpretimet ekstremiste të Kuranit dhe “mendjet e plagosura dhe zemrat e individëve” do të fitohen.

“Pa një ndryshim në qasje dhe pa një interpretim të ri të Islamit, xhihadizmi do të vazhdojë të jetë i suksesshëm”, tha ai në rrëfimin e tij.

Njerëzit duhet të kuptojnë se Islami nuk është një problem, por është ekstremizmi.

Për vrasësin e Nicës thotë se është një shembull i rastit klasik të radikalizimit të shpejtë, që njerëzit të paqëndrueshëm të gjejnë qëllimin e jetës.

Temat
BotëLajme

Të afërta