Lajme

Ish-presidenti Topi marton vajzën e dytë, detaje nga dasma (Foto)

By Dijart Dyla

July 20, 2016

Vajza e vogël e ish-Presidentit të Shqipërisë Bamir Topi, Etida do të lidhë kurorë ditën e sotme me djalin e biznesmenit, Luan Bregasi.

Revista Bordo ka mësuar se fillimisht do të ketë një festë me miqtë, e cila do të zhvillohet në ambientet e një prej hoteleve më të njohura në kryeqytet. Ndërkaq në fundjavë do të mbahet edhe ceremonia e martesës.

Nuk dihet ende nëse do të ketë shumë të ftuar, sikurse dasma e vajzës së parë, apo do të jetë një ceremoni vetëm me miqtë e afërt të familjes. Mes emrave të këngëtareve që do të performojnë sot në mbrëmje, kemi mësuar që do të jetë edhe Marsela Çibukaj.

Etida Topi dhe djali i biznesmenit, Luan Bregasi janë prej kohësh në një lidhje, madje ato janë fotografuar shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Dy vjet më parë po në muajin qershor, vajza e madhe e ish-Presidentit, Nada Topi lidhi kurorën me Gurten Papulin, djalin e biznesmenit Agron Papuli.