Botë

Ende nuk ka një datë për takim mes palëve (Video)

By Dijart Dyla

July 20, 2016

Zëdhënsja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijanqiq, i ka thënë TribunaChannel se ende nuk ka ndonjë datë se kur mund të zhvillohet një takim i nivelit të lartë të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, të lehtësuar nga BE.

“Nuk ka ndonjë datë të vendosur ende,” ka sqaruar Kocijanqiq përmes postës elektronike, një ditë pasi kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, paralajmëroi një takim së shpejti mes palëve, në Bruksel.

Dialogun me Serbinë për normalizim marrëdhëniesh e zhvilloi vet për shumë kohë, presidenti i vendit Hashim Thaçi. Madje nënshkroi marrëveshjen e parë mes të dy shteteve në prillin e vitit 2013.

Ai paralajmëroi se fryma e dialogut duhet të ndryshojë, por tash i pari i shtetit Hashim Thaçi jep detaje për këtë çështje, por pa saktësuar data.