Demba Ba tregon kur do të rikthehet, pas thyerjes së këmbës

Demba Ba nuk e ka ndërmend të pensionohet, përkundër lëndimit të tmerrshëm që e pësoi para pak ditësh.

Sulmuesi i Shanghai Shenhua, Demba Ba, e theu këmbën në një ndeshje kampionale në Kinë kundër Shanghai SIPG.

Demba Ba

Por, përkundër këtij lëndimi të tmerrshëm, sulmuesi senegalez nuk e ka ndërmend të pensionohet.

Ai ka paralajmëruar se planifikon t’u rikthehet fushave të lojës në vitin 2018, përcjell Lajmi.net.

Demba Ba

“Ky është një lëndim shumë i keq por unë mund ta tejkalojë. Nuk do ta përfundoj karrierën, kjo gjë është e sigurtë. Ky sezon përfundon në nëntor dhe i riu fillon në mars të vitit 2017. Do ta jap më të mirën që të kthehem në sezonin pas atij të riut.”, deklaroi Ba.

Temat
BotëSport

Të afërta