Dardan Gashi thotë se Erdogan do që të bëhet lider i botës islame

Analisti politik Dardan Gashi në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan është fashist dhe se ata që dolën në mbrojtje të tij nuk përfaqësojnë popullin turk në tërësi, njofton Klan Kosova.

“Pse ju(i drejtohet Gëzim Kelmendit, deputet i Kuvendit të Kosovës) vazhdimisht solidarizoheni me lëvizje fashiste të tillë? Shikoni se cka po ndodh ditëve të fundit, u ndalohet arsimtarëve të lëshojnë shtetin, përjashtohen për 24 orë gjykatës”.

Ai ka deklaruar se për bindjen e tij Erdogan do që të bëhet lider i botës islame dhe se tendencat e tij autokratike janë shumë shqetësuese.

“Jemi duke fol për Erdoganin në dy mënyra. Atij të 2002 si dhe të një mënyre të një sistemi demokratik të tillë. Ka pas revoltë të qytetarëve të Turqisë, jemi duke fol për një ngjarje që ende nuk i ka një javë e mbetet të shihet. Ai ka tendenca të bëhet jo vetëm lider i botës turke, por edhe i botës islame”.

“’SHBA dhe BE, janë në mbështetje të një sistemi që zgjidhet në mënyrë demokratike, por ata thonë që nëse vazhdon kshtu do largohet nga NATO. Shqetësuese për mua është cfarë ndodhë në Kosovë e jo ajo cfarë ndodhë në Turqi”.

Temat
LajmeVend

Të afërta