Askush nuk dëshiron të transferohet te Barcelona

Barcelona po ka probleme për ta siguruar një sulmues që do të pranonte të jetë “hija” e MSN-së.

Barcelona është në kërkim të një sulmuesi që do të shërbente për rotacion në sulm, për t’i pushuar treshen Messi – Suarez – Neymar.

Por, kampioni i Spanjës deri më tani është refuzuar nga tre lojtarë, ndërsa disa të tjerë nuk i kanë kthyer akoma përgjigje.

Këtë e kuptuar edhe Drejtori Sportiv, Robert Fernandez, i cili tha se të gjithë sulmuesit po hezitojnë të konkurrojnë për një vend me treshen Messi, Suarez dhe Neymar.

Deri tash Barcelonën e kanë refuzuar Dembele, Ben Arfa dhe Nolito, ndërsa ende përgjigje nuk kanë kthyer Gameiro, Gabigol dhe Vietto.

tridente1

Temat
Sport

Të afërta