Botë

UEFA e organizon Ligën e Kampionëve në Ballkan

By Dijart Dyla

July 19, 2016

Sipas medieve serbe, UEFA nga viti 2017 do ta organizojë Ligën e Kampionëve në Ballkan.

UEFA pritet që ta organizojë Ligën e Kampionëve në Ballkan. Sipas gazetës serbe “Blic”, pjesëmarrëse në këtë garë pritet të jenë 12 skuadra, me Serbinë dhe Kroacinë që do ta kenë numrin më të madh të pjesëmarrësve, tre ose katër.

Gjithnjë sipas Blic, Bosnja pritet të përfaqësohet me dy skuadra, ndërsa Mali i Zi, Sllovenia dhe Maqedonia me nga një.

Sigurisht se këtu mund të jetë edhe një skuadër nga Kosova, megjithatë mediat serbe nuk e kanë përfshirë. Kjo pritet të shihet kur gjërat të qartësohen edhe më shumë në vazhdim.